E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Presidenti Begaj: Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas lajmit të tërmetit tragjik në Marok. Kreu i shtetit shqiptar thotë se ndihet zemërthyer nga pasojat që ka shkaktuar tërmeti dhe shpreh ngushëllime për familjet e prekura nga kjo tragjedi.

“Zemërthyer nga tërmeti i tmerrshëm që goditi Marokun. Ne qëndrojmë me popullin e Marokut dhe u dërgojmë ngushëllimet tona të sinqerta familjeve të prekura nga kjo tragjedi”, shkruan Begaj.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6.8 kanë humbur jetën deri më tani mbi 600 persona. Mbi 300 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Autoritetet thonë se numri i viktimave dhe të plagosurve mund të rritet për shkak se ka ende persona nën rrënoja. Për këtë arsye vijon puna nga ekipet e kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e tyre.

https://x.com/bajrambegajal/status/1700413578556149927?s=46P

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑