Presidenca paralajmëron Ramën: Shtrëngo poturet e gjëra, mos guxo të…

I menjëhershëm ishte reagimi i Presidencës pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili akuzon Ilir Metën për tentativë zhbërje të Reformës në Drejtësi.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi, thotë se nëse Rama zgjidhet deputet do të “takohet sy më sy në parlamentin e ri” me Metën.

Sipas Blushit ky ballafaqim është i pashmangshëm madje do të ftohen edhe ndërkombëtarët, që sipas zëdhënësit, përgojohen nga Rama.

Deklarata e plotë:

Shihni çfarë degradimi: Ramaforma gati për mandatin e tretë! Ha ha ha!

O shakaxhi i integrimit, nëse do kesh fatin të zgjidhesh deputet më 25 prill, me Presidentin Meta do takohesh sy më sy në Parlamentin e ri.

Si në 22 korrik 2016 kur ti nuk erdhe në ballafaqim por e votove Reformën në Drejtësi me bisht ndër shalë.

Ky ballafaqim është i pashmangshëm! Kurrë nuk do kesh shpëtim!

Madje do ftohen të gjithë partnerët tanë, që ti i përgojon dhe i diskrediton aq shumë.

Ti vazhdon të bësh ligje antikushtetuese me shpresën për ta vrarë totalisht tek Drejtësia, që ti ke kapur.

Kjo i rëndon edhe më shumë rekordet e tua të zeza, por nuk e ndryshon dot fatin tënd të paracaktuar, që nuk mund të jetë fati i Shqipërisë dhe i shqiptarëve të ndershëm, pa dallime partiake.

Deri në mbledhjen e Parlamentit të ri, që do të dalë nga referendumi i 25 prillit, jepi zemër Ansamblit “Babëzia” dhe shtrëngo fort poturet e gjëra!

Dhe një paralajmërim: Mos guxo të votosh koncensionin e aeroportit! Ti e di mirë se çfarë të pret dhe nuk mund të thuash, që s’je paralajmëruar më herët për këtë./tvklan.al

Të Fundit