Policia thirrje drejtuesve të mjeteve: Mos “fluturoni”, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Policia e Shtetit ka dalë me një thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të mos “fluturojnë” në rrugë, pasi rrezikojnë jetën e tyre dhe të tjerëve.

“Shpejtësia vret jetën në rrugë”, shkruan Policia e Shtetit në rrjetin social Facebook ndërsa kërkon zbatim të rregullave të qarkullimit rrugor nga të gjithë shoferët.

Shpejtësia vret jetën në rrugë. Mos fluturoni në rrugë , se rrezikoni  jetën tuaj dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Në të gjitha akset rrugore në 24/7. ZBATONI RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR!”, shkruhet në postim.

Të Fundit