Policia: 32-vjeçarja që u gjet tek Ura e Dajlanit është vrarë, 17 të shoqëruar

32-vjeçarja që u gjet e vdekur ditën e sotme në Urën e Dajlanit në Durrës është vrarë. Në këtë konkluzion ka dalë policia pas ekspertizës mjekoligjore. Uniformat blu bëjnë me dije se e reja është vrarë me mjet prerës.

“Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera paraprakisht nga grupi i posaçëm i ngritur për zbardhjen e kësaj ngjarjeje dhe nga ekspertët e mjekësisë ligjore, si dhe nga këqyrja e trupit të pajetë të 32-vjeçares, dyshohet se kjo shtetase e ka humbur jetën për shkak të dëmtimeve të marra në trup, nga një mjet prerës”, njoftoi policia.

Klan News raporton se viktima quhet Luljeta Preza. 32-vjeçarja është banuese në Sukth. Ndërkohë policia thotë se deri më tani janë shoqëruar 17 persona të cilët dyshohet se kanë dijeni për këtë rast.

Më herët u raportua se dyshohet që Preza është abuzuar edhe seksualisht. Dyshimet janë që ajo ishte punonjëse seksi me pagesë

Të Fundit