Një Oficer i Policisë Gjyqësore është arrestuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Shtetasi me iniciale S. C., ka kërcënuar një të arrestuar se nëse nuk i sjell 2 mijë euro do ta gjejë kudo që të jetë.
Në këmbim të shumës së parave, polici i ka siguruar lirinë djalit i cili ka kontaktuar të atin.
Ky i fundit i ka gjetur paratë dhe i ka dorëzuar 235.000 lekë Oficerit të Policisë Gjyqësore ndaj të cilit rëndon akuza e Korrupsionit pasiv të gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.