Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën

Imzot Arjan Dodaj: Të fryjë një flladi i ri në shoqëri

Besimtarët katolikë kremtojnë sot Pashkët, ngjarjen më të rëndëishme që shënon ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit.

Pas meshës së mbajtur mesnatën e djeshme edhe sot në mëngjes besimtarët mbushën kishat për të ndjekur për të ndjekur liturgjitë.

Mesha në Katedralen e Shën Palit në kryeqytet u drejtua nga kreu i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot Arjan Dodaj.

Në fjalën e tij, ai uroi për më shumë shpresë e paqe ndërsa përcolli një mesazh për politikën.

“Të lusim Zotin që të fryjë një fllad i ri në shoqërinë tonë duke filluar nga institucionet e ndryshme të politikës, drejtësisë, administratës publike. Të kemi një fllad të ri për të bërë të mirën dhe për të mos u mundur nga hija e së keqes. Qoftë kjo Pashkë, një Pashkë paqeje”, tha ai.

Të Fundit