Po punonte tokën e tij, fermeri gjen eshtra njeriu në Lushnje

Një 55-vjeçar ka ngritur alarmin në Polici pas asaj që ka zbuluar teksa punonte në tokat e tij në fshatin Ardenicë, Lushnjë.

Ai ka treguar se ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme.

Blutë bënë me dije se mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike

Njoftimi nga policia Fier

Në fshatin Ardenicë, Lushnjë, shtetasi A. H., 55 vjeç, duke punuar në tokat e tij, ka gjetur pjesë kockash si ato të eshtrave të njeriut, të cilat i përkasin një periudhe të hershme. Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të Fundit