“Do jem ushtar i paparë”, Meta: Deri më 24 korrik, Presidenca e rrethuar nga pjellat e pabesa

Presidenti Ilir Meta deklaroi gjatë konferencës së mbajtur sot për mediat se pas 24 korrikut do të jetë një ushtar i paparë. Po ashtu Meta tha se deri sa ai të jetë në detyrë Presidenca do të jetë një kështjellë.

Unë do kem përgjegjësi të tjera në raport me qytetarët në raport me opinionin publik, do jem një ushtar i paparë i mbrojtjes së vlerave të Republikës si e kam treguar dhe në këtë detyrë”.

Pyetje: A ndjeni një merak apo shqetësim që edhe këtë institucion që ju e keni thënë shpesh se është kështjella e vetme e pavarur do e ketë mazhoranca pasi me sa duket drejt asaj do shkojmë?

Ilir Meta:

Unë i mbaj premtimet. Deri në 24 korrik ky institucion do jetë një kështjellë, edhe ka qenë kështjellë e rrethuar ka qenë nga pjellat më të pabesa të këtij vendi. Por në momentet më kritike ju e dini i është bërë thirrje popullit dhe ata janë tërhequr përkohësisht nga vendimet e tyre.

Të Fundit