“Po luanim me armën”, vrau partneren në gjendje të dehur, del para gjykatës 39-vjeçari shqiptar

Gentian Mino, 39-vjeçari shqiptar, i cili akuzohet për vrasjen e partneres së tij rumune  do të dalë sot para Gjykatës në Heraklion.

Krimi që tronditi zonën e Kaminisë ndodhi herët në mëngjesin e së premtes kur 39-vjeçari, pasi kishte konsumuar një sasi të madhe alkooli, filloi të debatonte fort me 29-vjeçaren.

Më herët ai ka pretenduar se nuk ka pasur qëllim ta vrasë partneren 29-vjeçare dhe se ishin duke luajtur me armën.

Pas aktit të tij, ai ka telefonuar EKAB-in duke thënë se çfarë ka ndodhur dhe ka kërkuar që menjëherë të shkojë në shtëpi një ambulancë.

EKAB ka njoftuar drejtpërdrejt policinë e cila ka shkuar në vendngjarje.

Sapo ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në shtëpi kanë konstatuar se gruaja tashmë kishte dhënë frymën e fundit, ndërsa në vendngjarje është thirrur edhe mjeku ligjor.

Ai nuk i rezistoi autoriteteve

Policia e mbërritur në shtëpi ka parë 29-vjeçaren të shtrirë e pajetë në tokë dhe mbi të 39-vjeçarin.

Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari nuk ka bërë asnjë rezistencë përpara policisë, por është dorëzuar teksa ka rrëfyer aktin e tij.

Ai është arrestuar dhe dërguar në komisariatin e Heraklion.

Grindje të shpeshta në çift

Sherret e çiftit duket se kanë qenë të shpeshta, sipas banorëve të zonës.

Nuk dihen ende arsyet pse ata janë përleshur, ashtu siç autoritetet ende nuk e dinë se për çfarë nisi debate me fundin tragjik.

Sipas informacioneve të cretapost, 39-vjeçari ishte i njohur për autoritetet për trazira të ndryshme në grup, por asnjëherë nuk ishte denoncuar për dhunë në familje.

Të Fundit