”Po helmojnë gjakun e Amerikës”, Trump vijon me retorikën e ashpër për emigrantët, pavarësisht kritikave

Edhe pse është kritikuar ashpër, ish presidenti Donald Trump vijon të mbrojë retorikën e tij të rëndë ndaj emigrantëve që synojnë SHBAnë

Gjatë një fjalimi të martën në Ioëa, ai përforcoi edhe njëherë fjalimin e fundjavës që shkoi, ku u shpreh se ‘emigrantët që kalojnë kufirin jugor po helmojnë gjakun e Amerikës’.

Emigrantët hynë ilegalisht dhe po shkatërrojnë strukturën e vendit tone. Vijnë nga Afrika, nga Azia, nga Amerika e Jugut,” shtoi ai duke u ankuar për atë që e cilëson një “katastrofë kufitare”.

Kjo ka shkaktuar reagimin e kundërshtarëve që krahasuan deklaratën me rreshtat e Adolf Hitlerit në librin e tij antisemitik.

Para afro 1 mijë mbështetsve të tij, politikani 77 vjecar ka mohuar çdo ngjashmëri me shkrimet fashiste.

“Unë kurrë nuk e kam lexuar ‘Mein Kampf’,” tha ai duke iu referuar manifestit të Hitlerit.

Teksa kalimet e paligjshme kufitare rriten, ku Brenda disa ditëve të dhjetorit u numëruan 10 mijë, Trump vijoi sulmet kundër Biden dyndjen e tyre.

Ai pretendon se ata sjellin me vete krimin dhe potencialisht sëmundje.

Kujtojmë se në fushatën e tij të parë zgjedhore, në vitin 2015, Trump shkaktoi tronditje me deklaratat e tij për emigrantët e paligjshëm.

Ai premtoi të ngrinte një mur, 3 mijë kilometra të gjatë, përgjatë kufirit të SHBA-së me Meksikën, për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në territorin amerikan. Projekti nuk u përfundua kurrë.

Të Fundit