Kryeqyteti i parë në Europë bëhet gati të legalizojë kokainën

Në shtetin amerikan të Oregonit, marrja e sasive të vogla të kokainës është lejuar që nga viti 2021 dhe shumë vende evropiane, përfshirë Spanjën, Italinë dhe Portugalinë, nuk kanë më dënime me burg për posedim droge përfshirë kokainën.

Ligjvënësit në kryeqytetin zviceran, Bernë, mund të jenë gati të lejojnë shitjen e sasive të vogla të kokainës për përdorim rekreativ.

Një skemë pilot e propozuar, e ngjashme me një provë aktuale që lejon shitjen e kanabisit në farmaci, po shqyrtohet nga këshilli drejtues i qytetit.

Parlamenti i Bernës e ka mbështetur idenë, por do të duhet ende të kapërcejë kundërshtimin nga qeveria e qytetit dhe do të kërkonte gjithashtu një ndryshim në ligjin kombëtar.

Eva Chen, një anëtare e këshillit bashkiak të Bernës nga Partia e Majtë Alternative, e cila bashkësponsorizoi propozimin, tha: “Lufta kundër drogës ka dështuar dhe ne duhet të shohim ide të reja.

Kontrolli dhe legalizimi mund të bëjnë më mirë. Ne jemi ende shumë larg legalizimit të mundshëm, por duhet të shohim qasje të reja. Ne po bëjmë thirrje për një provë të skemës pilot të mbikëqyrur shkencërisht.

Politika globale e drogës po ndryshon pasi ligjvënësit dhe ekspertët arrijnë në përfundimin se metodat e vjetra nuk kanë sukses.

Në shtetin amerikan të Oregonit, përdorimi i sasive të vogla të kokainës është lejuar që nga viti 2021, ndërsa shumë vende evropiane, si Spanja, Italia dhe Portugalia kanë hequr dënimet me burg për posedim droge, përfshirë kokainën.

Por askush nga shtetet europiane nuk ka shkuar aq larg sa propozimi që po diskutohet në Bernë. Politikanët dhe ekspertët në Zvicër kanë kritikuar arrestimet, duke bërë që qyteti të rishqyrtojë qëndrimin ndaj kokainës.

Zvicra, vendi i tetë më i pasur evropian për nga GDP dhe i pesti më i pasur për frymë, ka një nga nivelet më të larta të përdorimit të kokainës në kontinent.

Zyrihu, Bazeli dhe Gjeneva janë të gjitha ndër 10 qytetet në Evropë, ku vërehet nivel i lartë i përdorimit të drogave të paligjshme dhe metaboliteve, sipas analizave të ujërave të zeza.

Kokaina është gjithashtu gjithnjë e më e përballueshme, pasi çmimet janë përgjysmuar në pesë vitet e fundit, sipas Addiction Sëitzerland.

Ne kemi shumë kokainë në rrugët e Zvicrës tani, me çmimet më të lira dhe cilësinë më të lartë që kemi parë ndonjëherë. Ju mund të merrni një dozë kokaine për rreth 10 franga këto ditë, më lirë se çmimi i një birre”, tha Frank Zobel, zv/drejtor në organizatën joqeveritare.

Të Fundit