Pneumologu i njohur Ardian Jorgji i cili ka folur më gjatë për situatën e Covid-19 në Shqipëri.
I ftuar tek emisioni “Rudina” në Tv Klan ndër të tjera ai ka treguar se po përdoret një gamë e madhe e antibiotikëve për të kuruar Covid-19 gjë që do ketë pasoja të rënda në të ardhmen. Ai shprehet se përdorimi në ditët jo korrekte të antibiotikëve po ndodh rëndomë dhe është tepër alarmuese.
Ardian Jorgji: Ajo që unë shikoj rëndomë dhe për mua është një gjë që do ketë një pasojë të madhe në të ardhmen, gamën e madhe të antibiotikëve që po përdoren, por ajo që është më tepër alarmuese për mua, po përdoren rëndomë antibiotikët e rëndë spitalorë, kjo për fillimin e parë të mjekimit. Me antibiotikë brenda spitalorë shumë të rëndësishëm. Nëse do dështonte ky mjekim që jepet shpesh herë në fillim dhe jo në ditët jo korrekte, çdo bësh pastaj? Nëse do vazhdojmë kështu, do kemi problem të madh edhe për mjekimin e ardhshëm të sëmundjeve të ndryshme me të tilla antibiotikë brenda spitalorë, por të kemi në vëmendje edhe që Covidi nuk do mbarojë me këto muaj, duhet të kemi në vëmendje edhe vitin që vjen. Nuk mund të gjykojmë sikur nuk ka nesër. Sidomos komuniteti shkencor.
Rudina Magjistari: Ky është vetëm një fenomen shqiptar, apo vihet re edhe në botë keq administrimi i antibiotikëve?
Ardian Jorgji: Kaq i shprehur mendoj se është këtu tek ne përsa i përket antibiotikëve brenda spitalor. /tvklan.al