Ndalimi i tubimeve, Mediu: “Të lihet mënjanë hipokrizia!” Rama synon të karantinojë opozitën

Gjykata Kushtetuese është mbledhur ditën e sotme për të shqyrtuar kërkesën e Partisë Republikane, e cila kundërshton qeverinë për vendimin për ndalimin e grumbullimeve mbi 10 persona gjatë fushatës zgjedhore.

Në hyrje të ambienteve të Gjykatës, kreu i PR-së, Fatmir Mediu pati një komunikim për mediat ku tha se ky vendim tenton që të krijojë karantinë për opozitën në këtë kohë fushate.

Mediu bëri thirrje për zbatim të rregullave nga të gjitha palët. Po ashtu ai theksoi se në këtë kohë fushate të pazakonte duhen vendosur disa rregulla që duhen zbatuar nga të gjithë.

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën shqiptare për të kryer veprimtaritë politike. Kjo është situatë e papranueshme, anti-ligjore. Nuk mund të ketë dy standarde për partitë politike ashtu siç nuk mund të ketë dy standarde dhe për qytetarët. Nuk mund të trajtohet ndryshe kryeministri, apo qytetari. Të gjithë jemi njerëz përballë të njëjtin rrezik dhe të zbatojmë të njëjtat rregulla. Duket qartë se nuk kemi më as ligje, as qeveri, por një qeveri të korruptuar, që përpiqet që të imponojë në mënyrë të qëllimshme rregullat që frenojnë marrëdhënien drejt qytetarit me shtetin, me ligjat dhe me partitë politike sidomos në një kohë fushate si kjo. Jemi për të respektuar çdo rregull, por që imponohen në mënyrë të barabartë tek të gjithë. Jemi në një fushatë ku duhen përcaktuar rregullat”, tha Mediu.

Përfaqësuesit e PR-së, e cilësojnë si të padrejtë vendimin për ndalimin e grumbullimeve pasi shkakton pabarazi në garën zgjedhore sidomos për partitë opozitare të cilat nuk mund të zhvillojnë takime dhe shpalosin programin e tyre me qytetarët për shkak të protokolleve anti-covid.

Që prej vendosjes së këtij urdhri, policia nuk ka kursyer së gjobituri as politikanët që nuk e kanë respektuar këtë vendim.

Të Fundit