“Marrsh nga ditët tona!”/ Rama me të moshuarit: Burrat kanë më frikë se gratë! – Stop
Lajme, Të Gjitha

“Marrsh nga ditët tona!”/ Rama me të moshuarit: Burrat kanë më frikë se gratë!

Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, dhe drejtoresha e ISHP Silva Bino, ishin sot në qendrën e vaksinimit në Durrës, ku vijon marrja e dozave nga të moshuarit mbi 80 vjeç.

Ministrja Manastirliu zbuloi se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve që e kanë kaluar Covid-in po vlerësohen për t’u vaksinuar në një fazë të dytë.

Kryeministri Rama deklaroi se me mbërritjen e dozave të AstraZeneca nga COVAX do të nisë vaksinimi i mësuesve.

 BASHKËBISEDIMI

I moshuari: Marrsh nga ditët tona!

Bino: Burrat kanë ardhur kryesisht.

Rama: Pse?

Bino: Burrat vijnë përpara grave.

Rama: Janë frikacakë prandaj. Kanë më shumë frikë burrat se gratë.

I moshuari: Nuk besoj. Unë kam ardhur vullnetar.

Rama: Vullnetarisht vijnë të gjithë, po pse vini para grave? Ne burrat jemi më të trembur se gratë!

I moshuari: Jam trim!

Rama: Në krahasim me gruan nuk je më trim harroje.

Manastirliu: Po përfundojmë me vaksinimin e stafit mjekësor. Durrësi e ka përfunduar, kanë mbetur edhe disa mjekë e infermierë nga Poliklinika.

Rama: Me ardhjen e vaksinave AstraZeneca do fillojmë me mësuesit.

Manastirliu: Brenda 15 marsit, sepse ka mjekë dhe e infermierë që i kemi vlerësuar se mund ta kenë kaluar mund ta bëjnë në një fazë të dytë.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *