“Plasi sytë moj” gazetarja e kap mat, xhindoset dentisti turk!

Një muaj më parë, në 28 shkurt transmetuam problemin e disa denistëve turq, që punonin pa licensë në vendin tonë. Melik Balikçi, Ziko Balikci dhe Ibrahim Balikci, kanë klinika dentare në Tiranë dhe Vlorë, por nuk kanë licencë nga Urdhri i Stomatologut në Shqipëri.Ne udhëtuam drejt Vlorës dhe bëmë një konsultë me Melik Balikci në klinikën e babait të tij Ziko Balikci.Edhe në zemër të Tiranës, në Blanco dental realizuam një konsultë me Ibrahim Balikci.Ata bënin grafi, pastrim dhëmbësh, implante dhe ndërhyrje kirurgjikale.Në QKB është hapur një klinikë dentare në emër të Zekerye Balikci, që ka të njejtën adresë, të klinkave, që vizituam në Tiranë dhe Vlorë. Ndërkohë në listën e licensave të stomatologëve asnjë nga emrat e mjekëve turq, nuk rezulton. Nga Urdhri i Stomatologut na thanë, se ata nuk kanë licensë.Ne i kërkuam Inspektoriatit të punës, për të kontrolluar këto klinika. Në Tiranë u konstatua Ibrahim Balikci pa licensë, me pretendimin, që është në proces licensimi. Ndërkohë në klinikën e Vlorës u gjetën në punë një stomatolog dhe ndihmës stomatolog me licensë nga Urdhri, ndryshe nga rasti kur ne bëmë vizitën me dentistin turk Melik.

Të Fundit