E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Planet madhështore”, Rama publikon bisedat e organizatorëve të protestës, qytetari: Mos e ço nëpër mend dorëheqjen

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale atë që ai e paraqet si një bisedë të pretenduar në një grup WhatsApp të organizatorëve të protestës, ku diskutohen objektivat dhe strategjia e lëvizjes.

Sipas Ramës, materiali i është dërguar nga një qytetar, i cili i ka përcjellë me “forward” bisedat e zhvilluara aty.

Në postimin e tij, kryeministri shkruan se bëhet fjalë për atë që ai e cilëson si “planet madhështore” të organizatorëve të protestës, ndërsa shton se mesazhet flasin vetë për nivelin e drejtimit të tyre.

Mes tyre përmenden kërkesa që dorëheqja e kryeministrit të jetë “kushti i parë dhe i panegociueshëm”, krijimi i një qeverie teknike përpara zgjedhjeve të parakohshme, informimi i Presidentit dhe partnerëve ndërkombëtarë, hapja e një fronti ligjor për ndryshime kushtetuese dhe në ligjin për referendumet, si edhe përdorimi i censusit të popullsisë si bazë për përgatitjen e zgjedhjeve të reja.

Mesazh forward nga qytarari i publikuar nga Rama

“1. Mendoj se fokusi te doreheqja e panegociueshme. Nuk duhet te humbim kohe duke kerkuar ndryshime ligjesh specifike. Rama eshte mjeshter i propagandes. Po kerkuam ligje, do t’i shfuqizoje taktikisht, do thote “jua plotësova kerkesat” dhe do te mbaje karrigen. Doreheqja eshte kushti i pare dhe i panegociueshem!

Ne ndryshim nga avokati duke mos krijuar qeveri teknike, kalimi direkt ne zgjedhje te parakohshme eshte kurth. Nuk ka kohe fizike per krijimin dhe regjistrimin e partive te reja nga radhet e protestes. Qeveria teknike ngrin sistemin, garanton paanshmeri dhe u jep kohe(9-12muaj) forcave te reja te organizohen si te barabarta.
Presidenti dhe trupa diplomatike (Ambasadat SHBA/BE) duhet te vihen ne dijeni menjehere permes nje dokumenti te protokolluar zyrtarisht. Nderkombetaret mbeshtesin procedurat ligjore; kur shohin dokument zyrtar, na njohin si levizje shtetformuese dhe jo si revolte rruge.
Hapja e Frontit Ligjor (KQZ & Kushtetuese). Duhet te pergatitet qe tani kerkesa per ndryshimin e Kushtetutes dhe Ligjit per Referendumet. Nuk kemi kohe per te humbur. Duke depozituar kerkesen ne KQZ, hapim nje proces zyrtar me afate ligjore dhe krijojme nje presion te dyfishte: popullin ne rruge dhe popullin me letra ne dore duke firmosur neper tenda.
Censusi per regjistrimin e popullsise eshte baza per pregatitjen e zgjedhjeve te reja”
Rama citon dhe mesazhin e dërguar nga qytetari i cili i shkruan që të mos ta çojë nëpër mend të japë dorëheqjen.

“Zoti kryeministër! As mos e ço nëpër mend të dorëhiqesh dhe këtë po ta them unë, një njeri që s’të do, po që e kuptova si protestues i ndodhur me lloj-lloj soj intelektualësh gjoja nëpër grupe WhatsApp se ti o Ramses je e keqja më e vogël! Shih çfarë deliresh dhe jo me flamingo s’kanë punë këta, po janë një racë derri që edhe duan pushtet dhe nuk mbushin hiç. Pupupu o Zot”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Rama.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑