Plagoset më thikë Kryebashkiaku i Divjakës nga ish-punonjësi i IT

Plagoset me thikë kreu i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes pas një debati mes Kokoneshit dhe shtetasit Ergest Xhelili

Mësohet se Kokoneshi është goditur me thikë në shpatull dhe në krahë.

Aktualisht po dërgohet drejt spitalit të Lushnjës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Të Fundit