Pista e garave, Blendi Gonxhe: Shqipëria, e para në rajon që guxon me infrastruktura të tilla – Stop
Lajme, Të Gjitha

Pista e garave, Blendi Gonxhe: Shqipëria, e para në rajon që guxon me infrastruktura të tilla

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, e sheh si një projekt me përfitim në shumë aspekte projektin për pistën e garave në Elbasan. Gonxhe tha se realizimi i këtij projekti të dakorduar me FIA dhe do ta bëjë Shqipërinë vendin e parë në rajon për infrastruktura të tilla të automotorizimit.

Nuk do të niste po të mos kishim edhe bekimin e FIA. Pavarësisht se vijmë nga tre vite jo të lehta për shkak të tërmetit dhe pandemisë, edukimi rrugor, siguria rrugore, homologimi i automjeteve tregojnë, të gjitha funksionet e këtij automotoparku, flasin vetë.

Nuk është thjesht vetëm pistë garash, por një institucion i automotorizimit shqiptar. Në kuptimin që e vë në hartën e vendeve që guxojnë infrastruktura të tilla. Në rajon do të bëhet vendi i parë dhe i vetëm që ka këtë ambicie. I kemi folur të gjitha me FIA-n përgjatë dy viteve. Të mos habitemi që janë rezultate negociatash por edhe lobimesh që bëjnë të mundur që këto gara të ofrohen edhe në vende të vogla si ne.

Është një pol që gjeneron punësim, turizëm automotiv, lëvizje në qarkun e Elbasanit, lëvizje drejt Elbasanit, kushte më të mira për të rinj të talentuar si pilotë. Do të jetë e rëndësishme për sektorin retro.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *