“Le të dalë një forcë e re”, Berisha: Opozitë e vërtetë do bëhemi ne

Nga Shkodra, ish-kryeministri Sali Berisha iu bëri thirrje demokratëve që të bashkohen dhe të bëjnë një opozitë të vërtetë, e cila sipas tij, do e çojë PD drejt fitoreve.

Berisha tha se kryedemokrati Basha mori një vendim jashtë kompetencave të tij për përjashtimin nga grupi, duke injoruar në këtë mënyrë çdo forum të partisë.

Ish-kryeministri tha se tashmë PD duhet të ndryshojë dhe se duhet të jenë anëtarët e Pd ata që duhet të pyeten për vendime të rëndësishme në këtë forcë politike.

Nëse pranoni që kësaj partie t’i mohohet e drejta e votës, që statuti të sulmohet, lexojeni dhe mendojeni mirë se të tillë nuk mund të jenë kurrë qytetarët e lirë. Të tillë janë vetëm pengjet, vetëm mercenarët. Problemi kryesor është se Basha ka marrë një vendim që nuk e ka në tagër. Nuk ka guxim të pyesë kryesinë, të pyesë grupin parlamentar. Ku e morën këtë? E gjetën personazh nga Franc Kafka këtë? Se edhe në diktaturë, procedurat ndiqeshin. Kurse ky nuk ndjek asnjë procedurë. Ndaj u bëj thirrje çdo demokrati të arsyetojë mbi këtë bazë. Koha është kritike. Ne duhet të bashkohemi nëse duam të ekzistojmë. Ata që thanë se PD mund të shkrihet janë miqtë tanë. Ata e panë që me këtë drejtim, PD nuk fiton kurrë. Ndaj le të dalë një forcë e re, që të bëjë opozitën e vërtetë. Opozitë e vërtetë do bëhemi ne. PD do rikthehet më e fuqishme,” tha Berisha.

Të Fundit