Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për Florian Sulejmanin, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Kjo masë u mor nën akuzën për “Shpërdorimi i detyrës”, teksa nga hetimet e kryera, u ngritën dyshime se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
Prokuroria po vijon hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të situatës.