Petrit Vasili: Rritja e vdekjeve nga COVID me 103%, SPAK vazhdon fle mbi skandalin!

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili është ndalur ditën e sotme tek rastet e vdekjeve nga COVID-19, që sipas tij kanë pësuar rritje më 103%.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili thekson se SPAK vazhdoj të flejë mbi skandalin, ndërsa shton se këto shifra në rritje janë regjistruar në 27 ditë.

“SPAK i njohur për friken e madhe per te hetuar qeverine nuk po e mund dot friken dhe kapjen qe te hetoje këta tregues kritike me rritje te vdekjeve 103%, qe flasin vete.”, tha Vasili.

REAGIMI I VASILIT
SPAK vazhdon fle mbi skandalin,rritja e vdekjeve nga COVID 103%!
Rritje prej 103 % e vdekjeve me COVID pas 27 ditesh, duke krahasuar me 27 dite para dhe pas denoncimit te opozites.
Rastet e vdekjeve u rriten nga 188 ne 383, pra plot
103 % .
Prej dates 24 tetor deri ne 19 nentor jane shenuar 188 raste humbje jete nga COVID ne Shqiperi.

Ndersa pas denoncimit nga Opozita te problemit te vdekjeve,
qe prej dates 20 nentor deri 16 dhjetor pati 383 raste humbje vdekje.
Rritje prej 103% pas 27 ditesh tre javesh para dhe pas denoncimit te opozites.
Rastet e vdekjeve u rriten nga 188 ne 383, pra plot
103%.
Asgje nuk ka ndyshuar.
Virusi eshte i po njejti.
Ndersa ndryshimi eshte vetem denoncimi i opozites per fshehjen e numrit real te vdekjeve.
SPAK i njohur per friken e madhe per te hetuar qeverine nuk po e mund dot friken dhe kapjen qe te hetoje keta tregues kritike me rritje te vdekjeve 103%, qe flasin vete.
SPAK po behet bashkefajtor i nje situate shume te rende, qe lidhet me humbjen e jetes se shqiptareve.
SPAK zgjohu dhe dhe vepro, sepse asnje levdate artificiale ne shqip apo anglisht nuk te mjafton si alibi perpara fshehjes se vdekjeve te shqiptareve.

Të Fundit