Të rinjtë po plaken më shpejt në krahasim me gjeneratat e mëparshme.
Arsyet janë ende të paqarta dhe nën vëzhgim. Ajo që vërehet është një orë biologjike më e shpejtë në krahasim me ata të lindur pak dekada më parë. Ndryshimet vërehen pas vitit 1965, ku ky proces është në progresion të dukshëm.
Është një studim i realizuar nga Washington University School of Medicine në St. Louis, i publikuar në revistën Nature Medicine.
Janë analizuar të dhënat e mbi 160 mijë personave të 3 gjeneratave të ndryshme, nga UK Biobank, përfshirë edhe 10 mijë të rritur nga SHBA.
Rezultoi se ka diferenca që arrijnë deri në 15% ndërmjet dekadave dhe të lindurve përkatës, çka përkonte edhe me rritjen e sëmundjeve, të cilat ishin në proporcion me orën biologjike të përshpejtuar, çka sjell plakje më të shpejtë të sistemit imunitar dhe organizmit.
Ende shkaqet janë të paqarta, pavarësisht hipotezave të shumta, të cilat duhen faktuar për të arritur në konkluzione të sakta.



