Një aksident i rëndë mes dy mjeteve lundruese ka ndodhur në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku për pasojë ka humbur jetën një 25-vjeçar.
Viktima është identifikuar si shtetasi K. G., ndërsa një person tjetër, i identifikuar si U. M., ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar për në Spitalin e Lezhës.
Sipas të dhënave paraprake, të dy të rinjtë janë nga zona e Bërdicës dhe ishin nisur nga bregu i Velipojës.
Ky është incidenti i dytë i rëndë me mjete lundruese brenda 24 orëve në vend. Një ditë më parë, në Liqenin e Komanit, dy varka turistike u përplasën teksa transportonin pushues drejt Lumit të Shalës. Si pasojë, mbetën të plagosur lehtë pesë persona, mes tyre edhe një turist i huaj.



