Përplasen 2 makina, humb tragjikisht jetën një 4-vjeçar në Shkodër

Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi tragjikisht jetën këtë të enjte në Shkodër, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 13:00 në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”.

Sipas policisë, “një automjet me drejtuese një 22-vjeçare me iniciale K. B., u përplas me automjetin me drejtues një 38-vjeçar me iniciale P. C. Nga përplasja e automjeteve humbi jetën një 4-vjeçar, ndërsa personat e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të Fundit