Përhapet me shpejtësi! OBSH: Mutacioni i koronavirusit ka ‘mbërritur’ në të paktën 60 vende

Varianti i ri i koronavirusit që u pikas fillimisht në Mbretërinë e Bashkuar, është zbuluar në të paktën 60 vende deri më sot. Kështu deklaroi të mërkurën Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke nënvizuar se mutacioni i Covid-19 sot që flasim gjendet në 10 vende më shumë se një javë më parë.

Edhe varianti i ri i Covid që është zbuluar në Afrikën e Jugut, që ashtu si ai në Mbretërinë e Bashkuar besohet të jetë shumë më infektues se i pari, tani është raportuar në 23 vende, tha OBSH.

Organizata Botërore e Shëndetësisë shtoi se numri i vdekjeve të reja u rrit me një rekord të lartë prej 93,000, gjatë shtatë ditëve të fundit.

Nisja e fushatave të vaksinimit masiv në SH.B.A. dhe Evropë ka rritur shpresat se fundi i pandemisë është në horizont.

Bashkimi Evropian tha të martën se po synonte të vaksinonte 70 përqind të popullsisë së saj të rritur para fundit të gushtit./The Guardian

Të Fundit