Përgjaket Halloween-i në SHBA

Të paktën 3 persona humbën jetën, ndërsa 42 të tjerë rezultojnë të plagosur me armë zjarri në tre ngjarje të ndryshme që ndodhën në Çikago, Florida dhe Indianapolis në Shtetet e Bashkuara mëngjesin e së dielës.

Dy persona u vranë dhe 18 të tjerë janë plagosën nga të shtënat gjatë një përleshjeje mes dy grupeve që shpërtheu në rrugë të dielën herët në mëngjes në Florida, tha policia.

Një person i tretë mbeti i vdekur dhe 9 të tjerë u plagosën në një festë të Halloween në Indianapolis.

Policia tha se viktimat janë të moshave 16 dhe 22 vjeç, ndërsa nuk ishte ende e qartë sesi ka ndodhur ngjarja dhe sa persona janë përfshirë në të.

Të paktën 15 persona të tjerë u qëlluan herët në mëngjes të dielën në anën perëndimore të Çikagos, gjatë një tjetër feste të madhe Halloween. Autori u largua në këmbë, por u arrestua më pas nga policia.

Të Fundit