Përfshihet nga flakët, shkrumbohet magazina me 1 ton raki në Gjirokastër

Një magazinë në fshatin Këllëz Bashkia Gjirokastër është përfshirë nga flakët.

Raportohet se si pasojë e flakëve janë djegur materiale pune dhe një ton raki, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Shkaku i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa flakët të cila u përhapën shpejt si shkak i erës së fortë, janë vënë nën kontroll falë ndërhyrjes së shpejtë nga forcat zjarrëfikës.

Të Fundit