Përfshihet nga flakët autobusi me pasagjerë i linjës Tiranë-Elbasan, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Autobusi i linjës Tiranë – Elbasan është përfshirë nga flakët e zjarrit pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Pasagjerët në autobus arritën që të zbrisnin në kohë nga mjeti duke mos pësuar asnjë lëndim, ndërkohë që zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Policia thotë se zjarri në pjesën e pasme të autobusit, dyshohet për shkak të një defekti teknik.

Flakët shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Të Fundit