E Diel, 22 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Përfshihet nga flakët autobusi me 52 turistë në Qafën e Kalasë në Berat, shkrumbohet plotësisht

Një ngjarje e rëndë që mund të kishte pasur pasojat të rënda ka ndodhur sot në Qafën e Kalasë në Berat, ku një autobus i mbushur me 52 turistë të huaj, mes të cilëve edhe fëmijë, është përfshirë nga zjarri teksa po ngjitej drejt zonës muzeale.

Sipas raportimeve, mjeti me targa AB 917 UE ka shfaqur problem teknike fillimisht në pjesën e motorit, ku janë vënë re shkëndija elektrike. Reagimi i shpejtë i shoferit E.D, i cili e ka ndaluar menjëherë autobusin dhe ka evakuuar të gjithë pasagjerët, ka shmangur lëndimin e turistëve.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve zjarrfikëse dhe policisë, flakët janë përhapur me shpejtësi duke e shkrumbuar tërësisht autobusin. Si pasojë e nxehtësisë dhe përhapjes së zjarrit, u dëmtua plotësisht edhe një automjet tip “Benz Fuoristradë” i parkuar ngjitur me një banesë aty pranë, pronari i të cilit nuk mundi ta zhvendoste në kohë.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të defektit, ndërsa drejtuesi i mjetit nga Durrësi është shoqëruar në polici për marrjen e dëshmisë. Autoritetet ende nuk kanë bërë me dije kombësinë e turistëve që ndodheshin në autobus.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑