“Përçarja është ajo që do armiku”, ambasadorja Kim kujton thënien e Skënderbeut: Bashkimi bën fuqi!

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim ka dhënë sot mesazhe të forta për shoqërinë shqiptare, sidomos për gratë. Gjatë fjalës së saj në aktivitetin ‘Fuqizimi Ekonomik i grave’ Kim risolli në vëmendje një thënie të njohur të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit; Bashkimi bën fuqi.

Ajo foli për unitet të plotë.

“Kam dëgjuar se kur një grua është vërtetë është e shkëlqyer, është burrneshë. Sa nga ju e kanë dëgjuar. Kur një grua thuhet se është burrneshë, promovohet se është burrë. “Bashkimi bën fuqi”, thënia e Skënderbeut është një nga thëniet e mia të preferuara. Nëse ju nuk doni të jeni atje, vendi i gruas është ku gruaja dëshiron të jetë. Gratë, në fakt e ndihmojnë njëra tjetrën. Arsyeje pse kam bërë kaq sa kam bërë, jo vetëm se kam punuar shumë, por kam dashur të jem këtu. Mendoj për atë që tha Skënderbeu se; bashkimi bën fuqi, duhet të mendojmë dhe për të kundërtën e saj, që ndarja mbjell ndasi. Burra gra, veri-jug, burrë-gra, këto dallime nuk janë për përfitimin tuaj se sjell ndarje. Forca juaj, forca jonë, qëndron në unitetin tonë. Ndarja, përçarja është ajo që do armiku, uniteti është bashkimi. Jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë.”, tha Kim.

Të Fundit