“Për të rinjtë e pakënaqur që…”,Rama: Hapim akademinë e Lidershipit

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se në korrik do të hapet e Akademia e Re e Lidershipit për vajza e djem ambiciozë nga mosha 16-26 vjeç.

Përmes nje postimi në Facebook, Rama shkruan se individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes mund të bëhen pjesë duke aplikuar te linku https://liderakademi.al/.

“KUR DO FLASIM Në korrik do të hapim regjistrimet e Akademisë së Re të Lidershipit për vajza e djem ambiciozë, sfidues, kokëfortë. Të rinj që duan të lexojnë e që dinë të flasin, po dhe të dëgjojnë. Të pakënaqur me si shkojnë gjërat përreth, po edhe me veten e tyre. Individë që dëshirojnë të stërviten në grup, për të zhvilluar aftësitë e tyre të komunikimit dhe vendimmarrjes.

Për këdo që e gjen veten në këta rreshta, që nuk është më pak se 16 vjeç e më shumë se 26 vjeç, e që dëshiron ta provojë mundësinë e vet për një vend në Akademinë e Re të Lidershipit, kjo është adresa: https://liderakademi.al/”, shruan ai.

Më tej kreu i qeverisë teksa citon një shprehje të Michael Jordan iu bën thirrje të rinjve të aplikojnë

“Kërkesa mund të ketë shumë, po vende janë pak. Prandaj kush aplikon duhet ta mbajë parasysh se ka më shumë gjasë të humbasë, se sa të fitojë! Por kush dëshiron dhe njëherësh ngurron, le të lexojë këto fjalë të Michael Jordan:

“Kam humbur më shumë se 9000 gjuajtje dhe thuajse 300 ndeshje. E kam humbur gjuajtjen e fitores 26 nga herët që ma besuan. Në jetën time kam dështuar herë pas here dhe përsëri. Dhe prandaj i’a kam dalë të kem sukses”, shkruan Rama.

Të Fundit