Për herë të parë në spitalet tona: Përfundon me sukses operacioni i rimodelimit të kafkës

Për herë të parë në spitalet tona, mjekët kanë arritur të kryejnë një operacion të vështirë të rimodelimit të kafkës.

Në një postim në rrjete sociale, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, njoftoi se një foshnjë 10 muajsh ka dalë me sukses nga operacioni.

“SUPER emocion për një sukses të jashtëzakonshëm për Reisin e vogël 10 muajsh, që ia ka dalë me sukses pas një operacioni tepër të vështirë të rimodelimit të kafkës që u krye për herë të parë në spitalet tona,” u shpreh Manastirliu.

Në vijim ajo falenderoi ekipin e neurokirurgëve dhe kirurgëve, anestezistët dhe infermierët.

Operacioni i rimodelimit të kafkës që është procedurë komplekse, përgjithësisht shumë e gjatë dhe mund të zgjasë disa orë. Nëse nuk kryhet operacioni kompleks, rritja e presionit të kafkës mund të shkaktojë verbëri, konvulsione ose dëmtim të trurit.

https://www.instagram.com/reel/Ck0sdOVOQQu/?igshid=MDJmNzVkMjY=

Të Fundit