Berisha për protestën: Më e jashtëzakonshmja që ka njohur Tirana. Treni ynë s’ndalet më

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar për herë të parë për protestën e mbajtur ditën djeshme.

Në një postim në Tik Tok, Berisha teksa ka falënderuar qytetarët që mbushën sheshin, e ka cilësuar protestën e 12 nëntorit si më të jashtëzakonshmen që Tirana ka njohur.

“Mirëdita miqtë e mi të TikTok. Një përshëndetje të përzemërt dhe mirënjohje të pakufijshme, për të gjithë ju, për të gjithë qytetarët që mbushën, zbukuruan aq madhërishëm Bulevardin dje me pjesëmarrjen tuaj në protestën më të jashtëzakonshme që Tirana ka njohur! Por, në këtë mesazh dua gjithashtu një falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë ju miqtë e TikTok që në 30 ditë e shndërruat në një histori suksesi komunikimin tonë me 1.3M shikime dhe dhjetra e mijëra ndjekës. Sëbashku ne jemi njerëz të rekordeve të mira. Treni ynë nuk ndalet më. Ai do kalojë nga një stacion fitoreje në një stacion tjetër, deri në destinacionin final. Shpëtimin e Shqipërisë, për ju, të ardhmen tuaj dhe për të gjithë shqiptarët! Zoti ju bekoftë! Faleminderit shumë!”, tha ai.

Të Fundit