Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi bashkë me ish-deputeten Albana Vokshi vizituan disa familje në nevojë në rrethinat e Tiranë në këto ditë të para të vitit 2021.
Sipas PD, ardhja e vitit të ri nuk ka ndryshuar për shumë nga këto familje që sigurojnë me vështirësi mbijetesën.
“Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kështu do të shkojmë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, tha mes të tjerash Gazment Bardhi gjatë bashkëbisedimit me familjet në Baldushk.