Taulant Balla në mullirin e fshatit për të bluajtur misrin: Ky vit do të jetë i mbarë për shqiptarët – Stop
Aktualitet, Të Gjitha

Taulant Balla në mullirin e fshatit për të bluajtur misrin: Ky vit do të jetë i mbarë për shqiptarët

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka postuar në rrjetin e tij social facebook një video të veçantë në një mulli me ujë në Librazhd, i ndërtuar shumë vite më parë, por që ende sot e kësaj dite është në gjendje pune.

Ndonëse para disa dekadash mulliri me ujë ishte e vetmja mënyrë për të bluar drithërat, sot numri i tyre po vjen duke u reduktuar ndjeshëm, mirpo në disa zona te Librazhdit ato janë ende në punë falë kujdesit të banorëve të këtyre zonave për ta ruajtur si traditë.

Para se të dilnin teknologjitë e reja me korent, mulliri me ujë ishte mënyra e vetme për banorët për të bluar grurin dhe misrin.

Por, pavarësisht se shumica e qytetarëve mund të zgjedhin mullinjtë me korent apo bluarjen e drithërave përmes fabrikave, kjo traditë vijon të trashëgohet dhe të ruhet me fanatizëm në zona të ndryshme të Librazhdit.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *