E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“PD plan serioz pune”, Basha: Më 25 prill, shqiptarët do e çojnë Ramën në shtëpi

Pas takimit që zhvilloi sot me banorë dhe biznese në njësinë nr.9 në kryeqytet, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në ‘Facebook’.

Lideri demokrat theksoi se më 25 prill, shqiptarët do të sjellin ndryshimin me votë dhe do të çojnë kryeministri Edi Rama në shtëpi. Sipas tij, PD ka hartuar plane serioze pune që do të vënë në punë potencialet e jashtëzakonshme të vendit.

Mesazhi i Bashës

Isha sot në njësinë 9 në Tiranë dhe bisedova me banorët, pronarë të bizneseve të vogla dhe të mesme, studentë, pensionistë, e familjarë të papunë. Prej 8 vitesh, Shqipëria ka mbetur në vendnumëro me Edi Ramën.
Ndava me qytetarët bindjen se ai që e ka mbajtur Shqipërinë peng dhe e ka lënë në baltë në ditën më të vështirë, nuk mund ta nxjerrë vendin nga ky batak dhe nuk mund të sjellë ndryshim. Ne kemi kemi hartuar plane serioze pune që do të vënë në punë potencialet e jashtëzakonshme të vendit tonë. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, i bekuar me burime natyrore, pozitë gjeografike, potenciale turistike dhe dhe rini energjike e inovatore. Prandaj ne jemi bashkuar i madh e i vogël, në çdo qytet, në çdo lagje në çdo rrugicë, për të sjellë ndryshimin për të cilin vendi ka nevojë.

Më 25 prill, shqiptarët do të sjellin ndryshimin me votë, do të çojnë Edi Ramën në shtëpi dhe ne do të fillojmë nga puna për të ndërtuar vendin ku është mirë të jetosh, të studiosh, të bësh biznes dhe të gëzosh dinjitet. Më 25 prill, Edi Rama do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑