PD jashtë zgjedhjeve lokale, Bardhi: U shkel rëndë ligji! Ja çfarë do të bëjmë – Stop
Aktualitet, Lajme, Të Gjitha

PD jashtë zgjedhjeve lokale, Bardhi: U shkel rëndë ligji! Ja çfarë do të bëjmë

Sekretari i Përgjithshëm në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të kryekomisionerit Celibashi për mosregjistrimin e PD-së në zgjedhje.

Përmes një postimi në Twitter, Bardhi, e cilëson vendimin të paligjshëm dhe thekson se kryekomisioneri Celibashi shkeli rëndë ligjin për qëllime politike.

Bardhi bën me dije se ky vendim do të ankimohet në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve.

“Asnjë njëri i shantazhueshëm dhe që nuk respekton ligjin, nuk meriton asnjë respekt. Ilirjan Celibashi ka humbur besimin e PD për të administruar procesin zgjedhor. Ai shkeli rëndë ligjin, për qëllime politike. Vendimi do të ankimohet menjëherë në KAS”, shkruan Bardhi.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *