E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

Paska ardhur këtu kjo qelbësira? Vajza për nënën: Plakë e fëlliqur, më fute në sherr me burrin

Nënë e bijë u përballën në një seancë ndërmjetësimi te rubrika “Shihemi në Gjyq” te “E diela Shqiptare”  në Tv Klan. Përballja mes tyre ishte mjaft e tensionuar. Nëna e thirri të bijën për shkak se ajo i kishte premtuar se do e mbante, mirëpo tani e kishte nxjerrë në rrugë.

Zonja Vide është 84 vjeçe, nga Lushnja, nënë e cila edhe pse ka rritur 9 fëmijë, tashmë është më e vetmuar se kurrë. Ajo i kërkn vazjës së saj Majlinda që ta mbajë, pasi kështu i  ka premtuar, por nga ana tjetër  Majlinda e akuzon nënën se i ka shkaktuar shumë probleme, e madje e ofendon atë, sapo e shikon atë në emision.

Majlinda: Paska ardhur dhe këtu kjo? Kjo?! Paska ardhur këtu kjo qelbësira?! Mirë që më zuri me tim shoq po më përzë edhe nga shtëpia. Po paska ardhur edhe këtu ë, po më telendisë ë?! Do vish më në shtëpi ti do vish?! Atje të shkosh në kasolle! Atje ku të lanë çunat.

Zonja Vide: Ti moj, ti do më mbash. Ti që më premtove!

Eni Çobani: Majlinda!

Majlinda: Zonja Eni, ma ka prurë atje ku s’mban më. Plakë e keqe, plakë e fëlliqur, më ke futur në debat me tim shoq. Po më përzë nga shtëpia im shoq mama. 

Zonja Vide: Ti më premtove, mos më premtoje.

Majlinda: Të strehova. Çfarë më bëre?!

Eni Çobani: Majlinda pse kështu?! Ke nënën tënde 84 vjeçe?

Majlinda: Po pse vetëm nëna ime është ajo?

Eni Çobani: Po nëna e kujt është, se nëna ime s’është.

Majlinda: Po ka edhe fëmijë të tjerë ajo. Pse më pruri mua këtu ajo. Ka edhe fëmijë të tjerë ta shikojnë edhe ata. Jo vetëm, nuk mundem.

Zonja Vide: Po pse nuk e mendove ti kur më more?

Majlinda: Ngele në mes të rrugës o qelbësirë. Ngele në mes të rrugës o ndyraveshe. Të hapa derën e shtëpisë moj.

Zonja Vide: Se bëre llogarinë ti për nënën? Tani më nxjerr në rrugë.

Majlinda: Derën e shtëpisë ta hapa. Tani më sjell dhe këtu më telendis.

Zonja Vide: Kam rritur 9 fëmijë, të kini turp. 

Majlinda: Ke edhe 8 fëmijë të tjerë nuk më ke vetëm mua. Ata ku janë? Sikur nga një muaj…

Zonja Vide: Po pse moj sot u bëra e keqe për ju unë? Se dje isha e mirë që ju rrita.

Majlinda: Po më fut në sherr me tim shoq mama, po më ndan nga im shoq.

Zonja Vide: Po ju rrita  moj, ju kam mbajtur në pëllëmbë të dorës  bashkë me babain tuaj. Mish e oriz  hanit gjithë vitin. Nuk keni parë një ditë zi.

Majlinda: Një javë të mbanin ty ata fëmijë, ata 8 që ke do kalonte gjithë viti./tvklan.al

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑