Pasagjerja vesh 5 palë rroba që të mos paguajë për bagazhet në avion

Një pasagjere përpara se të udhëtonte me avion ka bërë përpjekje ekstreme për të shmangur pagesën e bagazheve shtesë në fluturim duke veshur të paktën 10 veshje të ndryshme.

Gel Rodriguez, nga Filipinet, vendosi të vishte rreth 2.5 kilogramë nga rrobat e saj pasi bagazhi i dorës tejkaloi peshën maksimale prej shtatë kilogramësh, konkretisht pesë bluza, tre palë pantallona dhe tre xhaketa. Udhëtarja tha se ishte informuar nga stafi i linjës ajrore në sportelin e kontrollit, valixhja e saj peshonte nëntë kilogramë, kështu që ajo do të duhet të paguante një tarifë për peshën.

Pavarësisht zgjidhjes së saj gjeniale për të shmangur pagesën për bagazhet e saj të tepërta, Gel tha se nuk do të përpiqet më kurrë ta bëjë këtë gjë në aeroport. “Ishte vërtet nxehtë,” tha ajo. Ajo gjithashtu bëri shaka se nëse do ta dinte që postimi i saj do të bëhej viral, do të kishte ‘pozuar më mirë’ në foto.

Të Fundit