Një pasagjer i linjës ajrore amerikane “Delta Airlines” u arrestua pasi hapi vetë derën e avionit dhe zbriti me rrëshqitje ndërsa mjeti fluturues po përgatitej të ngrihej nga Los Angeles në Seattle.
Lajmi u bë me dije nga zyrtarët e Administratës Federale të Aviacionit Amerikan (FAA).
Incidenti ndodhi të shtunën. Boeing 737 ishte në pistë dhe gati të ngrihej, kur një pasagjer hapi derën dhe rrëshqiti jashtë, raportoi CNN.
Pasagjerët u transferuan në një avion tjetër, ndërsa po hetohen shkaqet dhe rrethanat e incidentit.