“Pope Star”, imazhi i Papa Françeskut me një pallto të bardhë bëhet viral në rrjetet sociale

I keni parë fotografitë e Papa Françeskut të veshur me një “pallto gjigante të bardhë”?

Bëhet fjalë për foto që janë bërë virale në platformat e mediave sociale si Reddit dhe Twitter gjatë dy ditëve të fundit. Por, imazhet e krijuara përmes AI të Papa Françeskut janë krejtësisht të rreme.

Imazhet u krijuan duke përdorur Midjourney, një mjet i inteligjencës artificiale që mund të prodhojë imazhe të rreme por që duken jashtëzakonisht reale. Ato më pas janë shpërndarë në Reddit përpara se të shpërndahen në Twitter gjatë fundjavës.

Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë foto të krijuara nga kompjuteri. Dhe imazhi i rremë mashtroi shumë njerëz, përfshirë influencuesin e ekstremit të djathtë Ian Miles Cheong, i cili shkroi në Twitter: “Papa është një ikonë e modës”.

“Cili do të ishte emri i markës së stilit të jetesës së Papa Françeskut?”, postoi në Twitter Don Moynihan, një profesor në Georgetown.

Kohët e fundit, Midjourney është përdorur për të krijuar foto të arrestimit të ish-presidentit Donald Trump. Dhe Trump madje shpërndau një foto të krijuar nga AI

Në pamje të parë, të gjitha imazhet duken sikur mund të jenë foto reale. Por të gjitha janë të gjitha të rreme të krijuara nga kompjuteri.

Të Fundit