Lulzim Basha: Do të jem aktiv në fushatë për zgjedhjet e 14 majit!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është rikthyer në Parlament këtë të hënë pas seancës së posaçme parlamentare ku mbajti fjalë Presidenti i Austrisë i cili zhvillon vizitë zyrtare në vendin tonë.

Në dalje të Parlamentit, Basha u pyet nga gazetarët për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike dhe për zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Basha tha se do të marrë pjesë në këto zgjedhje në të gjithë Shqipërinë.

 

Pyetje: Ndiheni përgjegjës për humbjen e mundshme të PD-së?

Lulzim Basha: Përgjegjës është ai që ka përçarë PD-në.

Pyetje: Keni komunikuar me Alibeajn?

Lulzim Basha: S’kam asnjë koment tjetër për sot.

Pyetje: Është bërë publike dhe raporti i auditit përsa i përket 500 mijë Dollarëve që akuzohet se PD ka marrë para. Z.Berisha tha që këto para nuk kanë hyrë dhe as nuk kanë dalë nga PD. Nga i keni marrë këto para?

Lulzim Basha: Pyesni listën e të ftuarve në festat e tij familjare.

Pyetje: Z.Basha do bëni fushatë? A do jeni aktiv në këto zgjedhje?

Lulzim Basha: Sigurisht që po.

Pyetje: Në cilën zonë?

Lulzim Basha:
 Në të gjithë Shqipërinë.

Të Fundit