Pas skandalit te ‘Covid2’, policia i vë prangat dhe punonjësit në spitalin e…merrte bombolat e oksigjenit, i çonte…. – Stop
Lajme, Të Gjitha

Pas skandalit te ‘Covid2’, policia i vë prangat dhe punonjësit në spitalin e…merrte bombolat e oksigjenit, i çonte….

Pak ditë pas zbulimit të skandalit me sanitaren e “Shefqet Ndroqit”, Tire Alldërvishi, e cila ka zhvatur 8 milionë lekë të vjetra nga vajza e një pacienteje me covid, policia ka zbuluar se oksigjenisti në spitalin e Kavajës, përfitonte para me bombolat e oksigjenit të cilat i ka shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Sipas bluve të Kavajës, në pranga ra shtetasi M. Sh., 26 vjeç, me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës.

Sipas denoncimit qe ka marre policia, i riu duke shfrytezuar detyren e tij, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa.

Njoftimi nga policia e Kavajës

Mori pa autorizimin e institucionit mjekësor 30 bombola oksigjeni, arrestohet në flagrancë 26- vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 30 bombolat e oksigjeni që ishin shpërndarë në banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, menjëherë pas njoftimit të marrë se shtetasi M. Sh., me detyrë oksigjenist i spitalit të Kavajës, kishte marrë rreth 30 bombola oksigjeni pa autorizimin e këtij institucioni mjekësor, për t’ua dërguar personave të ndryshme nëpër banesa, menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Si rezultat e një punë të vazhdueshme dhe veprimeve profesionale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Sh., 26 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ka marrë 30 bombola oksigjeni në institucionin ku punonte, pa autorizimin e drejtuesve, dhe më pas i ka shpërndarë ato nëpër banesa të qytetarëve të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre”.

Previous ArticleNext Article

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *