E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“1 km rrugë e re në Shqipëri kushton 5 herë më shumë se sa në Serbi”/ Presidenti Meta: Përdorimi i parave publike, tepër i dyshimtë, i pakontrolluar

Presidenti Ilir Meta duke theksuar rëndësinë e adresimit dhe trajtimit të fenomenit të shpopullimit të vendit tonë, ka akuzuar qeverinë se “përdorimi i parave publike, është tepër i dyshimtë, i pakontrolluar, tepër larg llogaridhënies dhe është shumë e dyshimtë në drejtim të eficiencës për ti shërbyer të mirës publike”.

Nga tryeza me ekspertë të cilët bënë analizën e tyre dhe dhanë një panoramë të trishtë sa i takon shifrave të emigrimit të popullsisë shqiptare, kreu i shtetit tha se zhvillimi i ekonomisë, “është e lidhur me të gjitha standartet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike në mënyrë që të kemi një frymë tjetër të përfshirjes së të rinjve, ne procese vendimmarrëse si në nivel kombëtar e lokal”.

Meta bëri një krahasim me Serbinë, për të mbështetur deklaratën se në Shqipëri, eficienca e përdorimit të parave publike është e dyshimtë.

“Në rast se për 1 mijë banorë nga Serbia largohet një i ri, nga Shqipëria largohen 12. Sipas Eurostat, 1 km rrugë e re në Shqipëri kushton 5 herë më shumë se sa në Serbi”, tha Meta.

Pjesë nga fjala e Presidentit

“Ky është një problem që duhet të na bashkojë të gjithëve për ta adresuar me [profesionalizëm e atdhedashuri që të ndalojmë, stopojmë këtë shpopullim të vendit tonë, të rrisim mundësitë për të rinjtë për një arsimim më të mirë, të investojmë më shumë sidomos në ato degë që sigurojnë edhe mundësi më të mira punësimi për ta në vendin tonë e që të bëjmë cdo gjë për të përmbysur gjithë këtë atmosferë pasigurie që nga vetë raporti me biznesin, pronën, zbatimin e ligjit, raporti me sistemin e konkurrencës, administrata, fushën e prokurimeve, kostot e investimeve, nuk duhet të harrojmë se në rast se për 1 mijë banorë nga Serbia largohet 1 i ri, nga Shqipëria largohen 12. Sipas Eurostat, 1 km rrugë e re në Shq kushton 5 herë më shumë se sa në Serbi, pra eficienca e investimeve publike e përdorimit të parave publike, është tepër e dyshimtë, e pakontrolluar, është tepër larg llogaridhënies dhe është shumë e dyshimtë në drejtim të eficiencës për ti shërbyer të mirës publike, infrastrukturës cilësore, e mbështetëse për zhvillimin e ekonomisë për hapjen e vendeve të reja të punës. Natyrisht kjo është e lidhur me të gjitha standartet e qeverisjes që duhet të përmirësohen në mënyrë drastike në mënyrë që të kemi një frymë tjetër të përfshirjes së të rinjve, ne procese vendimmarrëse si në nivel kombëtar e lokal.

Kemi një vendosje nën kontroll të të gjithë institucioneve publike të vendit pra një funksoinim të atij sistemi që sot nuk funksionon, të llogaridhënies demokratike”.

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑