Pas 17 vjetësh bashkëjetese, tradhëton bashkëshortin me priftin që i ka martuar vetëm tre muaj më parë

Prifti largohet nga detyrat e tij, burri i tradhtuar flet për traumën e tij

Një ngjarje e madhe skandali ka ndodhur në Brignoles, Francë, ku një prift është akuzuar për tradhëti, duke pasur një marrëdhënie me gruan e një çifti, të cilët ai i kishte martuar vetëm tre muaj më parë. Çifti kishte pasur një bashkëjetesë të gjatë gati njëzet vjeçare dhe ishin martuar në kishë pas kësaj periudhe.

Për shkak të kësaj tradhtie, prifti Gerson Peres është larguar nga drejtimi i kishës Saint-Sauveur. Burri i tradhtuar ka folur për mediat franceze dhe ka shprehur se do të mbetet “i traumatizuar për gjithë jetën” nga ajo që ndodhi me priftin që nuk e kishte dyshuar kurrë. Ai ka thënë: “Jam një besimtar shumë i devotshëm. Kam edhe një tatuazh të Virgjërës Mari në krahun tim të majtë. Kam jetuar me gruan time për 17 vjet dhe kemi rritur dy fëmijë bashkë. Ne u martuam në kishë tre muaj më parë dhe nuk mund ta imagjinoja se do ndodhte kjo që ndodhi.”

Fetarët lokalë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj këtij skandali. Një qytetar është shprehur “i shokuar për atë që ka ndodhur, dhe më shumë për faktin se bëhet fjalë për një grua të martuar”. Një tjetër banor ka thënë se nuk është e prekur: “Jemi në vitin 2024 dhe sjelljet duhet të ndryshojnë.”

Prifti është larguar nga komuniteti, por për statusin e tij në Kishë do të vendosë vetëm Vatikan. “Mbajtja e statusit të priftit nuk vendoset në nivel dioqezan. Kjo është në dorën e Romës,” thonë nga dioqeza franceze.

“Padër Gerson e ka lënë kishën e Brignoles më 23 gusht. Ai paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën e kam pranuar. Ai jetonte në një kontradiktë të hapur me detyrat e tij, veçanërisht me atë të martesës,” ka njoftuar për besimtarët në një letër peshkopi lokal, François Touvet. Në fund, padër Lionel, që e lexoi mesazhin në publik, shtoi: “Padër Gerson kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me një grua të rritur, që ishte e martuar. E kam zbuluar disa ditë më parë. Ka qenë një goditje e vërtetë. Kam një ndjenjë tradhtie.”

Të Fundit