Papa Françesku: Shpenzoni më pak për Krishtlindje dhe ndihmoni ukrainasit

Papa Françesku u ka bërë thirrje besimtarëve që të shpenzojnë më pak për festimet e këtij viti dhe dhuratat e Krishtlindjeve dhe të ndihmojnë ukrainasit që të përballojnë urinë dhe të ftohtin.

“Është bukur të festosh Krishtlindjet, por le të kursejmë për Krishtlindje dhe t’i dërgojmë një pjesë popullit ukrainas, i cili ka nevojë për të. Ata po vuajnë aq shumë, janë të uritur, po vuajnë nga i ftohti, e shumë po vdesin sepse nuk ka mjaftueshëm mjekë dhe infermierë”, tha ai.

Ai shtoi se miliona civilë duhet të përballen me ndërprerjet e energjisë, ngrohjes dhe ujit të pijshëm si pasojë e sulmeve ruse.

Të Fundit