Papa Françesku: Mos e përdorni grurin, ushqimin bazë si armë lufte

Në fund të meshës së zakonshme të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrj për një krizë të re, të madhe ushqimore për shkak të luftës në Ukrainë.

“Ju lutemi mos e përdorni grurin, ushqimin bazë, si armë lufte”, tha ai.

“Është një shqetësim i madh që eksportet e grurit nga Ukraina, nga të cilat varen jetët e miliona njerëzve, veçanërisht në vendet më të varfra të botës, janë bllokuar”, tha Ati i Shenjtë.

“Unë bëj thirrje që të bëhet gjithçka që është e mundur për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar të drejtat universale të njeriut në ushqim”, shtoi Papa Françesku.

Të Fundit