Papa fjalim nga ballkoni i spitalit: Shëndeti publik, një pasuri e çmuar

Papa Francesco, pas më shumë se një javë i shtruar në spital, ka dalë në publik.

Ai ka dalë në ballkonin e spitalit ku po qëndron teksa duket se është në gjendje të mirë dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër.

Mediat italiane bëjnë me dije se papa nga ballkoni i spitalit Gemelli në Romë, ka falenderuar të gjithë besimtarët për lutjet e tyre, gjatë kohës që ai ishte duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.

“Kam ndjerë shumë afërsinë tuaj dhe mbështetjen e lutjeve tuaja. Falënderime të përzemërta. Në këto ditë shtrimi në spital, unë kam provuar se sa i rëndësishëm është një shërbim i mirë shëndetësor, i arritshëm për të gjithë, siç ka në Itali dhe vende të tjera. Një shërbim shëndetësor falas që siguron një shërbim të mirë të arritshëm për të gjithë. Ky është aset i çmuar. Ne duhet të dhe për këtë duhet të angazhohemi të gjithë, sepse i shërben të gjithëve dhe kërkon kontributin e të gjithëve”, ka thënë ai.

Në media u raportuar gjithashtu se Francesco mbërriti në Spitalin Gemelli më 4 korrik rreth orës 15:00 pasdite, i shoqëruar nga shoferi dhe një bashkëpunëtor i ngushtë.

Të Fundit