“Pandemia rriti krimet në familje”, prokuroria: Deri më tani 40 krime në familje më shumë se në 2019-ën

Pandemia ka sjellë një rritje të krimeve në familje. Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije  se janë 40 raste me shumë të dhunës në familje, krahasuar me vitin 2019.

Gjatë pandemisë pati një rritje të krimeve në familje dhe atyre me bazë gjinore.

Konkluzioni, doli në një gjatë një tryeze të përbashkët mes Prokurorisë së Përgjithshme, deputetëve dhe misionit OPDAT kundër dhunës në familje.

Shefja e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm, Pranvera Pustina në fjalën e saj tha se deri në muajin shtator të këtij viti, janë regjistruar 40 raste më shumë të krimeve në familje dhe më bazë gjinore, krahasuar me vitin 2020.

“Bazuar në të dhënat statistikore që institucioni ynë prodhohen çdo vit dhe që vlejnë mbi efektshmërinë e politikave në fushën penale vëmë re se për periudhën janar-shtator të vitit 2020 rritje të çështjeve penale sa i përket, krimeve kundër fëmijëve, martesës dhe familjes nga 960 në 1 mijë të tilla në nivel kombëtar,” – tha Pustina teksa shtoi se krimet seksuale dhe vrasjet për shkak të marrëdhënieve familjare kanë një trend zbritës në raport me vitin 2019.

Ndërkohë, nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi në fjalën e saj gjatë këtij takimi të zhvilluar online tha se ndikimi i pandemisë tek gratë ka qenë më i madh.

“Ndikimi i pandemisë për gratë ka qenë më i madh në krahasim me grupet e tjera. Unë e vlerësoj shumë këtë tryezë, dhe kjo është një tjetër hap në zbatimin e reformës në drejtësi, pikërisht sa i përket drejtësisë penale. Shtesat dhe ndryshimet në kodin Penal dhe atë të Procedurës Penale përbëjnë një përparim të madh,” – u shpreh Hysi.

Ndër të tjera, pjesëmarrësit në këtë tryezë vunë theksin në rëndësinë që ka dhënia e drejtësisë për viktimat, e cila mund të funksionojë si parandalues i krimit.

Të Fundit