E Hënë, 23 Nëntor 2026
Lajm i fundit
Durrësi harron tërmetin, KLSH: Bashkia nuk zbatoi qindra vendime për prishjen e ndërtimeve të paligjshme “Liria e fjalës nuk është pronë e profileve anonime”, Kumbaro reagon pas sulmeve online ndaj të rinjve pjesë e takimit me Kryeministrin Raporti, gjysma e familjeve shqiptare nuk përballojnë një shpenzim të papritur prej 1,000 eurosh pa borxh Rama: S’mendoj se duhet të zgjedh, ose mik me Mickoskin, ose me shqiptarët A është i vërtetë apo i rremë i famshmi Këmbëmadhi? Administrata Trump publikon përgjigjet Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq për evazion fiskal, dyshohet se fshehu mbi 60 milionë lekë të ardhura “Është në lojë jeta ime”, Veliaj: Nuk refuzoj operacionin, por dua të zgjedh vetë mjekun dhe spitalin Spiropali: Nuk pendohem, nuk gjunjëzohem dhe nuk pres mëshirë Trump për sulmin kibernetik ndaj FBI-së: Nuk më pëlqen, por ndoshta do të mësojmë gjëra që nuk i dinim Rama për Ditën e Alfabetit: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa dhe frymon e ardhmja e kombit
Aktualitet

“Pandemia e COVID-19 përkeqësoi dhunën ndaj grave”- OBSH nxjerr të dhënat alarmante dhe i bën thirrje qeverive të… Si paraqitet situata..

Pothuajse një në tre gra në mbarë botën përjeton dhunë fizike ose seksuale gjatë jetës së saj, një sjellje kjo kriminale që është përhapur së tepërmi gjatë pandemisë, tha të martën Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara u bëri thirrje qeverive që të parandalojnë dhunën, përmirësojnë sherbimet për viktimat dhe të trajtojnë pabarazitë ekonomike që shpesh i detyrojnë gratë dhe vajzat që të qëndrojnë në marrëdhënie abuzive.

Djemtë duhet të edukohen në shkollë lidhur me nevojën e respektit të ndërsjellë në marrëdhënie dhe miratimit të ndërsjellë për marrdhënie seksuale, thanë zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Dhuna kundër grave është endemike në çdo shtet dhe kulturë, duke dëmtuar miliona gra dhe familjet e tyre dhe është përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Rreth 31% e grave nga mosha 14 – 49 ose deri 852 milionë gra kanë përjetuar dhunë fizike ose seksuale, tha OBSH-ja në atë që e quajti studimin më të madh të kësaj natyre ndonjëherë, duke përfshirë të dhëna nga shtetet dhe anketa nga viti 2000 deri në vitin 2018.

Një bashkëshort ose partner intim është autori më i zakonshëm i këtyre abuzimeve. Një numër disproporcional i viktimave gjenden në vendet më të varfëra. Shifrat reale ka të ngjarë të jenë shumë më të larta si rezultat i mosraportimit të abuzimit seksual, një krim tejet i stigmatizuar.

“Këto janë shifra shumë tronditëse dhe në të vërtetë janë një lloj thirrjeje që qeveritë të zgjohen dhe të bëjnë më shumë për të parandaluar këtë dhunë”, tha autorja e raportit Claudia Garcia-Moreno.

Në disa rajone, më shumë se gjysma e grave përballen me dhunë, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters, ndërsa citoi Oqeaninë, Afrikën nën-Sahariane dhe Azinë Qendrore. Në vendet me përhapjen më të lartë të këtij fenomeni përfshihen Kiribati, Fixhi, Papua New Guinea, Bangladeshi, Republika Demokratike e Kongos dhe Afganistani, tregojnë të dhënat e OBSH-së.

Shifrat më të ulta janë në Evropë, deri në 23% gjatë gjithë jetës. Dhuna fillon në një moshë “të re alarmante”, tha OBSH-ja. Një në katër vajza adoleshente të moshës 15-19 të cilat kanë patur marrëdhënie, i janë nënshtruar dhunës fizike ose seksuale, tha zonja Garcia-Moreno.

“Kjo është një periudhë shumë e rëndësishme dhe formuese në jetë. E dimë që ndikimet e kësaj dhune mund të jenë afatgjata dhe mund të ndikojnë tek shëndeti fizik e mendor dhe mund të shkaktojnë shtatëzani të padëshiruara dhe ndërlikime të tjera”, tha ajo./ VOA

Denonco te STOP

Keni një shqetësim që duhet ta dijë opinioni publik?

Na kontaktoni me telefon ose WhatsApp. Ekipi i STOP verifikon çdo sinjalizim dhe del në terren.

↑